Video

01/02/2013 18:58:55

Tė mos identifikohesh me tė tjerėt

nga Doriana Metollari






HermesNews.org - Identifikimi me tė tjerėt ėshtė njė nga "viruset" mė tė pėrhapura. Shikoni rreth e rrotull, ngjyra dhe veshje tė njėjta, dėshira pėr tė qenė nė njė modė me idhujt, pa menduar se mund tė mos jetė e pėrshtatshme pėr tė gjithė. Kjo ėshtė aq e zakonshme sa tė gjithė i pėrshtaten pa protestuar qoftė njė here tė vetme.

E shoh si njė dėshirė tė brendshme pėr tė zėnė vendin e dikujt tjetėr, sepse ėshtė gjėja mė e thjeshtė pėr tė bėrė. Askush nuk ka "nge" tė bėjė "betejat" qė tė bėjnė "njeri" pra njė personalitet dhe stil qė bėn pėr ty. Pse ? Frikė nga gjykimet apo me keq paragjykimet e njė turme qė gdhijnė e ngrysin nėn slloganin "si gjithė tė tjerėt". Mė kujtohet shumė mirė njė film shqiptar qė mbante kėtė titull i cili sigurisht ishte pjesė e njė kohe tė atėhershme dhe sa mirė qė ishte "ateherė"...!

A keni menduar ndonjėherė tė mos idendifikohesh me turmėn ? Fillimisht tė kėrkosh brenda teje dhe tė nxjerresh "tė vėrtetatat" qė ty, sidomos ty, tė ndihmojnė tė dalėsh nga turma pėr tė mos u identifikuar me paragjykimet, slloganet e pėrgjithshme, shijet e pėrgjithshme.

Tė krijosh shtysėn e parė, do tė thotė tė pėrballesh me frikėn e vuajtjes qė secili prej nesh, herėt e vonė duhet ta bėjė, pėr arsye nga mė tė ndryshme. Eshtė hapi i parė, mė i rėndesishmi drejt njė tė nesėrme qė identifikohet vetėm me dėshirat, bagazhin, intelektin dhe gjithēka qė tė bėn tė ndjehesh vetvetja.

Kjo sigurisht kėrkon jo vetėm pėrqėndrim, por mė shumė se kaq, kanalizim tė energjive. Vėmendje qė shkon atje ku truri, e jo frika, ia thotė dhe mbi tė gjitha kėrkon "frymėmarrje tė re". Nuk flas pėr ajrin e pastėr, qė ėshtė i nevojshėm, por njė kombimin i tė dobishmes me kultivimin e njė vullneti qė sheh drejt objektivit pėr t'a arrirė.

E nėse gaboni, quajeni gjithsesi njė fitore, sepse gabimi, sidomos gabimi, ėshtė indeks i faktit qė keni filluar tė vini nė lėvizje, atė pjesė tė energjive, qė deri tani ju ka mbajtur nė njė nivel mentaliteti, jetese, dėshirash. Pra quajeni hapin e parė. Unė kam gabuar, uhhh kush e di sa herė dhe meqė ra fjala, gaboj ende sot. E quaj trajnim vetjak, ju ?

HermesNews - ©2013